Sipas Institutit të Shëndetit Publik në vendin tone numri i personave që kanë probleme me astmën po rritet me 5 përqind në vit. Specialistët nënvizojnë se kjo sëmundje ka faktorë gjenetikë dhe mjedisorë e evidentohet më shumë në Pranverë.
“Astmat janë sëmundje kronike të cilat atopike, që kanë një faktor gjenetik, që e bën që të shprehet edhe më tepër. Ndikon shumë edhe ndotja e ambientit, e cila ndikon ose në fillimin e një astme, ose në shpërthimin e një ataku të astmës. Shtimi i këtyre polinozave të pranverës të cilat mund ta agravojnë një astmë që është e instaluar të nje pacient, ose mund të jetë fillimi i një astme”.
Kolla apo probleme në rrugët e frymëmarrjes janë vetëm disa nga shenjat dalluese sipas mjekëve.
“Shenjat kryesore janë kolla, marrja e frymës-dispneja, gulçimi dhe shtrëngimi në gjoks. Ndonjëherë këto shoqërohen edhe me shenja të rinokonjuktiviteve alergjike”.
Nëse nuk trajtohet në kohë, astma mund të shkaktojë edhe vdekje tek pacienti.
“Sa më shpejt të diagnostikohet një sëmundje, aq më e lehtë është për t’u mjekuar. Dhe nuk kalon në stade të rënda që mund të çojnë deri në vdekje nga një atak astmatik, i cili nuk mjekohet, ose është i neglizhuar komplet”.
Sipas OBSH, Astma është sëmundja kronike më e shpeshtë e moshës fëminore dhe rreth 250 milionë njerëz të moshave të ndryshme në botë vuajnë nga ky problem.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/zen7r7o_C-I/maxresdefault.jpg)