Fatbardh Dyli Babai i 17 vjeçarit Elmilind Dyli, i lënë në arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës, i cili u përfshi në masakrën e Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona, është arrestuar duke korruptuar dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj në Spitalin e Traumës me qëllim të kryenin një operacion për të riun.
Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.
Fatbardh Dyli do të përballet me akuzën e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa mjeku kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës 34 vjeçar Serdi Memini dhe 45 vjeçari Ervin Sulaj me profesion mjek anestezist reanimator do të përballen gjithashtu me drejtësinë.
Elmedin Dyli është nipi i Hasan Ferracakut, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë, ndërsa vëllai i tij Kujtim Ferracaku mbeti i vdekur.
Kujtojmë se, katër persona mbetën të vrarë dhe dy të plagosur, një javë më parë në Velipojë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Pronarët e dy hoteleve, Fantazia dhe Gocaj, u konfliktuan fizikisht dhe me armë me njëri-tjetrin për shezlongët.
Të vdekur mbetën: Kujtim Ferracaku, Xhovano Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Të plagosur: Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Velipoje#Policia#TopChannel
Ещё видео!