#reporttv #rrezedielli
Historia frymëzuese e kardiokirurgut Kristo Papa, i cili përveç punës në shërbim të pacientëve me sëmundjet e zemrës, ka themeluar fondacionin ‘Papa’, përmes të cilit ndihmon falas njerëzit që kanë nevojë…
Dr. Kristo Papa është një kirurg i zemrës që punon në Royal Brompton Hospital Chelsea, London (një nga 10 spitalet më të mira në botë) dhe është ndër kirurgët kardiotorakal të parë në Evropë, i diplomuar në Itali dhe me shumë specializime në botë. Prej vitesh ka krijuar dhe një fondacion që e ka quajtur “PapaFondations”, ku ndihmon falas me asistencë mjekësore, shqiptarë nga e gjithë bota. Karriera e tij ka nisur në Verona të Italisë, duke vazhduar në Zvicër, në Irlandë dhe aktualisht në spitalin mbretëror të Londrës. Doktor Papa shprehet se tashmë ka nisur të krijojë një rrjet mjekësh shqiptarë në botë për të ndihmuar pacientë të ndryshëm shqiptarë, pa asnjë përfitim. Në studion e “Rreze Dielli” flasim dhe për situatën e sëmundjeve kardiovaskulare sot, çfarë tregojnë studimet për rritjen ndjeshëm të problemeve kardiake në mbarë popullatën si dhe ndajmë disa këshilla tepër efikase.
“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!
Ещё видео!