Pas vetëm pak javësh në krye të bashkisë së Himarës, kryetarja e komanduar Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen për arsye personale. Ajo shprehu mirënjohje për stafin dhe banorët e Himarës për mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe të shkurtër por të sfidueshme.
“Me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë. Falenderoj sinqerisht të gjithë për bashkëpunimin dhe për gjithçka që kemi arritur së bashku,” shkruan Bala.
Ky vendim vjen pak ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Himarë. Bala u zgjodh në krye të bashkisë pas arrestimit të Jorgo Goro nga SPAK. Tani mbetet për t'u parë se cili do të jetë drejtuesi i ri i kësaj bashkie, ndërsa kryetari i zgjedhur Fredi Beleri ndodhet në burg.
![](https://i.ytimg.com/vi/ztK_4moYBRI/maxresdefault.jpg)