Forcat ukrainase thanë se kishin goditur me sukses një sistem raketor rus S-300 duke përdorur armë të furnizuara nga Perëndimi brenda territorit rus. “Ai po digjet bukur. Është një S-300 rus. Në territorin rus. Sulmi i parë pas lejes për të përdorur armët perëndimore në territorin e armikut”, shkroi në facebook Iryna Vereshchuk, bashkë me një foto që pretendonte se tregonte sulmin.
Kjo ndodh vetëm disa ditë pasi Presidenti amerikan Joe Biden i dha Ukrainës leje për të kryer sulme të kufizuara duke përdorur armë amerikane në territorin rus rreth Kharkivit, pasi disa vende evropiane kishin hequr më herët kufizimet për përdorimin e armëve të dhëna prej tyre. Është e paqartë nëse armët e përdorura në sulmin e përshkruar nga Vereshchuk i janë dhënë kievit nga SHBA, por mediat ukrainase e nënkuptojnë këtë. Ukraina i është lutur për muaj të tërë Uashingtonit që ta lejonte të godiste objektivat në tokën ruse me armë amerikane, ndërsa Moska nisi një sulm brutal ajror dhe tokësor mbi Kharkiv, ndërkohë që ishte e sigurtë se trupat e saj mund të tërhiqeshin përsëri në tokë ruse për t'u rigrupuar dhe depot e armatimeve nuk mund të shënjestroheshin me armë perëndimore. Leja e dhënë nga SHBA është dicka e re dhe e guximshme, por ajo ka kushte. Ukraina mund të godasë vetëm objektivat rreth Kharkivit, dhe SHBA mbetet e vendosur të mos e lejojë Ukrainën të përdorë municionin më të frikshëm që i është dhënë për të qëlluar në Rusi: bëhet fjalë për raketat me rreze të gjatë veprimi të njohur si ATACMS që mund të godasin objektivat 300 kilometra larg. Në vend të kësaj, Ukraina mund të përdorë vetëm raketa me rreze më të shkurtër veprimi të njohur si GMLRS, të cilat kanë një rreze prej rreth 70 kilometrash. Sidoqoftë, rrëzimi i kësaj tabuje, shënon një kapitull të ri në luftë. Rusia tashmë është përballur me sulme ukrainase me armë perëndimore në territoret që ajo i konsideron të vetat. Ukraina ka shënjestruar shpesh Krimenë e aneksuar me raketat britanike storm shadoë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Raketat#Ukraina
![](https://i.ytimg.com/vi/zu4ZEW7g7cM/maxresdefault.jpg)