🔹Transmeton Abdullah Ibn Mes'ud – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:
“Kushdo që ka ndonjë brengë apo mërzitje dhe thotë:
"O Allah, unë jam robi yt, biri i robit dhe robëreshës Tënde. E gjithë çështja ime është në Dorën Tënde. Mua më është shkruar Caktimi Yt. Çdo gjë që më është caktuar prej Teje është e drejtë. Të kërkoj Ty, më çdo Emër Tëndin me të cilën Ti e ke quajtur Veten Tënde, apo ia ke mësuar atë ndonjërit prej krijesave të Tua, apo e ke zbritur në Librin Tënd, apo e ke mbajtur të fshehtë në Dijen Tënde, që ta bësh Kuranin pranverën e zemrës time, dritë për kraharorin tim, largim të mërzitjes sime dhe largim të brengave të mia!"
اللَّهُمَّ إِنِّي عَبْدُكَ، ابْنُ عَبْدِكَ، ابْنُ أَمَتِكَ، نَاصِيَتِي بِيَدِكَ، مَاضٍ فِيَّ حُكْمُكَ، عَدْلٌ فِيَّ قَضَاؤُكَ، أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ؛ سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ، أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ، أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِي كِتَابِكَ، أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِي عِلْمِ الْغَيْبِ عِنْدَكَ أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِي، وَنُورَ صَدْرِي، وَجِلَاءَ حُزْنِي، وَذَهَابَ هَمِّي
Do t'i largohet brenga dhe mërzitja e tij dhe ato do t'i kthehen në gëzim!" Të pranishmit i thanë: O i Dërguari i Allahut, a duhet që ne t'i mësojmë këto fjalë? Ai – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – tha: "Patjetër! Kushdo që e dëgjon këtë lutje, duhet ta mësojë atë!"
📚Transmeton Ahmed, 3712
🖥 Përktheu : Servet Mata
![](https://i.ytimg.com/vi/-kyzYoJ7Anw/maxresdefault.jpg)