Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka ndaluar një inspektor të Shkodrës, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve", “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.
Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë. AMP njofton se vijojnë hetimet për të zbardhur implikimin e personave të tjerë në këtë veprimtari të jashtëligjshme të inspektorit me iniciale Gj.Gj.
Një ditë më parë Agencia e Mbikëqyerjes policore përjashtoi nga radhët e saj një efektve policie, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit, duke shfrytëzuar postin e saj, si oficere e Policisë Gjyqësore. Pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e një mjeti të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar mjetin dhe në bashkëpunim me një person tjetër e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#AMP#Shkoder
![](https://i.ytimg.com/vi/ElieFJg7Pgg/maxresdefault.jpg)