#rtvonlinedritakuranit #ligjerata #shqiperi #fondacionikuranit #ligjerata #shkence #sociale #Kuran
Ky eshte kanali zyrtar i Rtv Online Drita Kuranit. Per tu abonuar klikoni ketu: [ Ссылка ]
Gjithashtu mund të na ndiqni në: [ Ссылка ] Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falënderimi e lavdërimi i takojnë vetëm Allllahut; me fuqinë e Tij Ai bëri të shkojë nata e errët dhe me mëshirën e Tij solli ditën e bardhë.
Ai më veshi mua me ndriçimin e ditës dhe unë jam në mirësitë e Tij. O Zoti im, ashtu siç bëre që të jem në këtë ditë, bëj që të jem edhe në ditët e ngjashme me të! Madhëroje dhe dhuro paqe e shpëtim për Muhammedin e për familjen e tij!
Në këtë ditë mos sill për mua dhimbje të forta e as në netët e në ditët e tjera, për shkak të kryerjes së punëve të ndaluara dhe të mëkateve. Më furnizo mua me të mirën e kësaj dite dhe me të mirën e ditës që vjen pas saj!
Largoje prej meje të keqen e kësaj dite dhe të keqen e ditës që vjen pas saj! O Zoti im, me besën e Islamit kërkoj të arrij te Ti; me paprekshmërinë e Kur’ànit jam mbështetur në Ty; me Muhammed Mustafanë – paqja e shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të e mbi familjen e tij! – kërkoj ndërmjetësimin pranë Teje.
O Zoti im, dëshmoje besën time me të cilën kam shpresuar kryerjen e nevojës që kam, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve. O Zoti im, për të mirën time, kryej ditën e enjte pesë gjëra, të cilat nuk mund t’i kryejë asgjë tjetër përveç bujarisë Tënde dhe të cilat nuk i mban dot asgjë tjetër përveç mirësisë Tënde
shëndetin më të fuqishëm në bindje ndaj Teje, adhurim me të cilin të meritoj shpërblimin Tënd më të vyer; bollëk në gjendjen që jam me furnizim hallall, me sigurinë Tënde më siguro mua në ato vende ku unë kam frikë dhe më ruaj mua në fortesën Tënde prej të papriturave të vështirësive e të anktheve.
Madhëroje e dhuro paqe e shpëtim për Muhammedin e për familjen e Muhammedit dhe Ditën e Kijametit bëje afrimin tim me Muhammedin të dobishëm; me të vërtetë vetëm Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve.
![](https://i.ytimg.com/vi/IsITVOaE_bA/mqdefault.jpg)