Në Gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 7 adoleshentët, që dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare në Kavajë.
Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një tjetër i ri. 7 adoleshentët kanë pranuar para trupit gjykues se kanë abuzuar seksualisht disa herë me vajzën, por në disa raste, sipas tyre, ka ndodhur edhe me dëshirën e saj.
Dyshohet se vajza është kërcënuar nga djemtë me një video intime ku ajo ishte me të dashurin e saj.
Mësohet se prokuroria ka kërkuar për të gjithë të akuzuarit masën e sigurisë “arrest me burg”. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë Gjykatës ka pasur dhe një prani të madhe të familjarëve.
Prindërit jashtë gjykatës kanë debatuar edhe me mediat e pranishme, duke thënë se fëmijët e tyre janë të mitur dhe duhet të mbahen larg kamerave./abcnews.al
Ещё видео!