Nga Ebu Hurejre tregohet se i Derguari a.s ka thene: Erdhi një melek (i vdekjes) tek Musai dhe i tha: “Përgjigju Zotit tënd!” Musai e goditi melekun e vdekjes në sy dhe ia qërroi atë. Meleku u kthye tek Allahu dhe i tha: “Më ke dërguar te një rob i Yti që nuk e do vdekjen dhe ma ka qërruar syrin. (I Dërguari) Tha: Allahu ia ktheu syrin dhe i tha: “Kthehu te robi Im dhe thuaji: Jetën dëshiron? Nëse e dëshiron jetën, atëherë vendose dorën tënde mbi shpinën e një kau, çfarë të mund të marrë dora jote nga qimet e kaut, ti do të jetosh për çdo qime një vit.” (Musa) i tha: “Më pas?” (Meleku) Tha: “Më pas vdekja.” Atëherë (Musa) tha: “Tani, menjëherë o Zot, më bëj të vdes në tokën e shenjtë ne largesi te nje gjuajtje guri. I Dërguari tha: “Pasha Allahun, sikur të isha atje do t'ua tregoja varrin e tij përskaj rrugës, tek El-Kethib el- Ahmer."
(Buhariu dhe Muslimi)
![](https://i.ytimg.com/vi/WwAvAo8mCNc/maxresdefault.jpg)