Trazirat në veri të Kosovës kanë qenë një skenar i parapërgatitur sipas presidentes Vjosa Osmani. Tensionet në zonë, u shpreh ajo, po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Përmes një postimi në Twitter, Osmani dënoi dhunën në veri, dhe akuzoi drejtpërdrejtë presidentin e Serbisë Aleksander Vucic për situatën e krijuar.
“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçicit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo. Vetë kreu i shtetit serb u shpreh të hënën se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa gjendjen atje e cilësoi si më të vështirën deri tani. Ai u takua sot me ambasadorët e vendeve të Quint-it – SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë – ashtu si edhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.
Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçevic, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsillovic. Vuçiç, gjatë ditës, do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!