Votat për kandidatët e subjekteve politike, të cilët nuk janë certifkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, nuk do të hyjnë në Formularët e Rezultateve, ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi. Për rrjedhojë, pavarësisht mundësisë që kandidatët e pacertifikuar mund të marrin numër të caktuar votash, ato nuk do të formalizohen ligjërisht. Kjo do të jetë e vlefshme edhe për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili vazhdon të thotë që është kryesues i listës së këtij subjekti politik, si dhe për dy kandidatë tjerë të këtij subjekti, të cilët nuk janë certifikuar nga KQZ-ja. Moscertifikim të kandidatëve nga ky institucion ka edhe në disa nga subjektet tjera politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Por, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ftojë qytetarët që të votojnë Kurtin, duke thënë se kjo është e drejtë e votuesve nëse ata duan të bëjnë këtë dhe se një veprim i tillë nuk e dëmton Lëvizjen Vetëvendosje. Me këtë, vetëvendosje synon të arrijë legjitimitetin moral për liderin e saj Albin Kurti, në mënyrë që të ketë përkrahjen popullore për t'u zgjedhur kryeministër i vendit, në rast se ky subjekt politik i fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kurti#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/hiwDyXqY-q4/maxresdefault.jpg)