Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Batutat, më mirë nga dora e gruas apo mamit, qofte apo sushi?
Në një aktivitet për ushqimin e rrugës, gjetëm rastin, të pyesim qytetarët e Tiranës, sesi ushqehen shqiptarët. Pyetjeve tona, nëse pëlqejnë ushqimin e mamit apo të gruas, do të zgjidhnin sushi apo bukë me qofte, të intervistuarit iu përgjigjen me humor e batuta.
Skandal, çmimi i fruta-perimeve, si 3-fishohet nga fermeri te konsumatori
Edhe pse ka hyrë stina e bollëkut në prodhimin e fruta perimeve, cmimet e tyre janë të larta në mënyrë të palogjikshme. Sipas ekspertit të fushës,Vjoldi Danaj, nëse domatja, shitet nga fermeri me 40 lekë/kg, duhet të mbërrijë te konsumatori me cmim jo më shumë se 80 lekë/kg. Por në fakt, ne e gjetëm me 200 lekë për kg. Qershia e shitur nga fermeri 250-300 lekë, u ble nga konsumatori me mbi 900 lekë/kg.Vëzhgimin tonë e kemi kryer përgjatë një dite në tregun e Lushnjës, aty ku fermeri-prodhues ia shet produktin e stinës tregtarit të grumbullimit ose furnizuesit të pikave të shitjes në Tiranë.
Tragjike, aksidenti i merr jetën të resë, motra shtatzënë humb fëmijën
Jemi në rrugën lidhëse të Tiranës me Ndroqin, për të folur për një aksident, të ndodhur në 17 shtator 2013, si pasojë e të cilit , dy motra u aksidentuan, ndërsa ishin në trotuar. Njëra prej tyre ndërroi jetë, ndërsa tjetra Anila Grimca hyri në koma për ca kohë dhe humbi fëmijën, që kishte në bark.Sot Anila tregon, se ka marrë dëmshpërblim vetëm 3 milionë lekë të vjetra. Cështjen e ka cuar në gjykatë, ku ka kërkuar 70 milionë lekë të vjetra për dëmin. Gjykata e shkallës së parë ia ka dhënë,por vendimi i apeluar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve, e ka hedhur poshtë këtë vendim. Tani, prej 8 vjetësh pritet të flasë Gjykata e Lartë, ku ende nuk është caktuar një datë gjyqi.Përfaqësuesi ligjor i Anilës,Kostandin Trëndafili shpjegon, se po pret rezultatin e rekursit, që ka bërë në Gjykatën e Lartë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Stop - 17 Maj 2024 (Emisioni i plotë)
Теги
albaniadenoncoemision satirikemisioni stopgentian zenelajklan youtubepadrejtesisaimir kodrashqiperitelevizioni klantv klanEmisioni Stop 17 maj 2024si ushqehen shqiptarëtshqiptarët duan ushqimin e mamit apo të gruasmë mirë qofte apo sushiFaik Luljafermeri Dushk-LushnjëVjoldi Danajeksperti i ekonomisë shpjegon abuzimin me cmimet e produkteve bujqësoreAnila GrimcaKostandin Trëndafiliaksidentohet e bie në koma pret dëmshpërblimin