Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias është pritur me thirrjet: Turp! Turp!
Mbështetës të PDIU dhe shoqata Çamëria vijojnë protestën para ministrisë së jashtme, takimi i parë i ministrit Dendias në vijim të vizitës zyrtare sot në Tiranë.
Në orën 12:10 policia i ka bërë thirrje protestuesve të shpërndahen ndërsa kreu i PD-se tha se ishin shoqëruar rreth 26 protestues.
Disa herë ka pasur përplasje mes policisë dhe protestueve pasi nuk janë lejuar të qëndrojnë pranë ministrisë së Jashtme por janë zhvendosur në anën tjetër të rrugës.
Në orën 12.45, në Kryeministri do të jetë dalja për mediat e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Takimi me presidentin Ilir Meta pritet të jetë në orën 14:45 minuta.
Bisedimet do të përqëndrohen në çështjet bilateriale, europiane dhe rajonale, me theks në marrëdhëniet greko-shqiptare, zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës së tij ai do të zhvillojë gjithashtu bisedime me Kryetarët e Partisë Demokratike dhe Partisë Uniteti për të Drejtat e Njeriut, përkatësisht Lulzim Basha dhe Vangjel Dule, si dhe me sipërmarrësit grekë që janë aktivë në Shqipëri.
Në fund, Ministri i Punëve të Jashtme pritet të takojë Kryepeshkopin Anastasios të Tiranës të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/npZt3eIMBC0/maxresdefault.jpg)